Orce Kamçev do të futet në izolim në burgun e Shutkës

Maqedonia

Orce Kamçev do të futet në izolim në burgun e Shutkës

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:08
Orce Kamçev

Orce Kamçev e kaloi natën në burgun e Shutkës. Ai po mbahet i vetëm në një qeli, dhe është në izolim dhjetë ditor për shkak të koronavirusit. Gjykata Penale i shqiptoi paraburgim 30 ditor. Por, edhe një ditë pasi e arrestoi policia – asnjë institucion nuk jep detaje, si, ku dhe nga çfarë ka ikur Kamçevi.

Ai u privua nga liria, me një shënim nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare për dyshimin se përgatitet për arratisje. Avokati Toni Menkinovski, i cili përfaqëson biznesmenin, tashmë ka bërë një ankesë te Penalja për paraburgimin.

Edhe në mungesë të informacionit zyrtar nga institucionet, rolin e informatorëve për paraburgimin e Orce Kamçevit u morën partitë.

“Në dritë del lidhja e Hristijan Mickoskit me magnatin e regjimit, Orce Kamçev. I pandehur në raste gjyqësore, dhe që nga dje edhe në paraburgim. Ky është Toni Menkinovski, kryetar i komisionit juridik i VMRO-DPMNE-së, njeri i afërt me Hristijan Mickoskin. Pikërisht njeriu i Mickoskit, të cilin shpesh e kemi parë nga foltorja partiake e DPMNE-së, në Pallatin e bardhë, është avokati i tij dhe ai mbron Orce Kamçevin”, tha Bogdanka Kuzevska, LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat