20 persona kanë shkelur orën policore në Maqedoni, 417 gjoba për mosmbajte të maskës

Maqedonia

20 persona kanë shkelur orën policore në Maqedoni, 417 gjoba për mosmbajte të maskës

Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga ora 22:00 deri në ora 05:00 mëngjesin e sotëm policia ka regjistruar 20 persona që kanë shkelur orën policore.

Ndërsa sa i përket masës për mbajtje të detyrueshme të maskës mbrojtëse, janë regjistruar 417 shkelje.

MPB apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura për mbrojtje nga coronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1.258 testime për coronavirus, ndërsa 284 raste kanë rezultuar pozitiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat