Rasti “27 prilli”, Zvrlevski: Me Atanasovskin jam takuar vetëm zyrtarisht

Maqedonia

Rasti “27 prilli”, Zvrlevski: Me Atanasovskin jam takuar vetëm zyrtarisht

Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:25
Vlladimir Atanasovski

Më dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Vlladimir Atanasovski, sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 27 prillit. I pari dëshmoi ish kryeprokurori Marko Zvrlevski, i cili tha se i njeh të akuzuarit.

“Me Vlladimir Atanasovskin jam takuar vetëm zyrtarisht, por kur saktë nuk më kujtohet. Shkaku i takimit ka qenë zyrtarë, derisa i akuzuari ka qenë drejtor i Agjencisë për kundërzbulim financiar. Takim tjetër, as privat e as zyrtar nuk ka pasur”, tha Zvrlevski.

Para dëgjimit të dëshmitarit të dytë, me kërkesë të mbrojtjes opinioni u largua nga salla, sepse bëhet fjalë për dëshmitarë të ish-punësuar në DSK.

Rasti gjendet në procedurë të dëshmive dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, derisa përfaqësues i Prokurorisë është Vilma Ruskoska. Seanca e radhës është caktuar për më 18 mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat