Komuna Saraj shpërndau 25 vendime pune

Maqedonia

Komuna Saraj shpërndau 25 vendime pune

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:26
Komuna Saraj

Sot në ambientet e Komunës së Sarajit u shperndanë 25 vendime pune ku 23 vendime janë për mësimdhënës dhe 2 prej puntorë administrativ.

Kryetari Blerim Bexheti dhe drejtorët e të gjitha shkollave angazhohen për një arsim sa më cilësorë dhe efikas.

Arsimtarët në këtë drejtim japin një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, që është edhe obligim institucional dhe kombëtar.

Ne si komunë jemi të përkushtuar dhe angazhohemi që të krijojmë kushte dhe investojmë në infrastrukturën shkollore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat