ASH-AAA: Prokurorët e BDI-së në mbrojtje të krimit të zyrtarëve të BDI-së!

Maqedonia

ASH-AAA: Prokurorët e BDI-së në mbrojtje të krimit të zyrtarëve të BDI-së!

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:00
ASH-AAA

Gjykatat dhe prokuroritë tona vazhdojnë të jenë të partizuara dhe të politizuara, madje në shërbim të zyrtarëve politik, duke i mbrojtur ata në vend qe ti akuzojnë për shkelje ligji.

I tillë është rasti i prokurorëve të lartë Mustafa Hajrullai dhe Dilaver Bekteshi për Gjykatën e Apelit Shkup për funksionarët e BDI-së Ejup Halimi dhe Ismet Guri, të cilët kërkojnē t’ju pranohet ankesa e tyre, që të ju hiqen dënimet me burg dhe të kthehet në rigjykim lënda për falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Ky është një skandal i radhës dhe është një argument më shumë që vërteton pohimet tona se Kryetar gjykatash, prokuror te lartë të instaluar nga BDI, anëtar të këshillit gjyqësor e prokurorial, vazhdojnë të mbrojnë zyrtarët e BDI të përshirë në krim e korrupsion. Pikërisht edhe kjo është arsye se pse deri tani nuk ka dhënë përgjegjësi penale asnjë zyrtar apo ish zyrtar i BDI-së.
Këta prokuror dhe gjykatës të zgjedhur e të emëruar nga BDI, asnjëherë nuk e ngritën zërin e tyre ndaj proceseve të montuara politike ndaj shqiptarëve dhe kurrë nuk i mbrojtën ata siç po i mbrojnë zyrtarët e BDI-së.

Janë këto prokuror e gjykatës të BDI, njëjtë si ato të afërt me LSDM tani dhe dikur me VMRO, që e mbajnë peng sistemin e drejtësisë dhe pamundësojnë reforma në sistemin e drejtësisë.

Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA e ripërsërit qëndrimin se detyrimi për ridefinimin e sistemit të drejtësisë është çështja më urgjente në vendin tonë. Ne si koalicion kemi nisur një letër ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE për dërgimin e një misioni të BE-së, që do ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe që do të merret veçmas me rastet e montuar politike, për të cilën vlerësojmë se është bërë domosdoshmëri për perspektivën e Maqedonisë së Veriut

Prandaj, gjejmë rastin që t’i drejtohemi faktorit ndërkombëtar në vendin tonë që ta marrë seriozisht kërkesën tonë për të na ndihmuar në reformimin e drejtësisë. Në të kundërtën, Maqedonia e Veriut po rrëshqet drejt modelit të Bjellorusisë dhe vendeve ku nocioni drejtësi nuk ka asnjë lidhje me të drejtën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat