15 të vdekur dhe 1216 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

15 të vdekur dhe 1216 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 mars 2021 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

15 të vdekur nga koronavirusi janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë kanë dalë pozitivë me COVID-19 1216 persona nga 3761 testime të kryera, ndërsa 111 pacientë janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 116.438 raste, prej të cilëve 99.126 janë shëruar, kurse 3403 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 13.909 raste aktive.

Ndërsa janë kryer gjithsej 578.923 testime për koronavirus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat