Policia ka arrestuar 20 persona pas incidentit që ndodhi dje në Strumicë i iniciuar nga grupi i ashtuquajtur “grupa nga Banica” pas publikimit të videos që e ka shqetësuar opinionin, në të cilën shikohet se si një grup rahin një burrë.
Gjatë rrahjes janë lënduar dy persona, por jeta e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Përleshjes i parapriu një konflikt tjetër që filloi në kazino pasi një nga pjesëmarrësit nga “grupi nga Banica” ngacmoi një punonjës të kazinosë, e cila u pasua nga fyerje për baza etnike ndaj dy banorëve të rrahur më vonë të fshatit.
Për momentin MPB po shikon edhe video të tjera nga kamerat që të zbardhet rasti.