25 të vdekur dhe 642 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

25 të vdekur dhe 642 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 25 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 642 raste të reja.

Ndërsa, numri i të shëruarve është 524 pacientë.

Numri total i të prekurve atje ka arritur në 119.378 persona, ndërsa i të shëruarve është 100.774 individë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 3,473 viktima dhe raste aktive janë 15.131 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat