Nga Enti Shtetëror për Statisitike thonë se më së shumti janë regjistruar nga Zvicra.
“Më së shumti janë regjistruar nga Zvicra, pastaj Gjermania dhe Italia. Në shtetet tjera numri i regjistruesve është më i vogël”, tha Gjorgieva.
Kujtojmë që regjistrimi i diasporës filloi më 1 mars.
Në këtë proces e para regjistrohet diaspora, të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe familjet e tyre, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët. Vlen të përmendet që regjistrimi i mërgatës do të zgjasë deri më 21 prill të vitit 2021.