Kasami: Opozita shfrytëzon ligjin e shtetësisë politikisht, qytetarët presin ndihmat ekomomike

Maqedonia

Kasami: Opozita shfrytëzon ligjin e shtetësisë politikisht, qytetarët presin ndihmat ekomomike

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:53
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami akuzoi opozitën shqiptare se në mungesë të ideve dhe propozimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve, përpiqet të fitojë pikë politike përmes bllokimit të Kuvendit me Ligjin për shtetësinë.

Ai tha se partnerët e koalicionit po konsultohen për të siguruar të gjitha informacionet për numrin e saktë të personave pa shtetësi, arsyen pse nuk e kanë marrë shtetësi dhe kategorizimin e asaj se çfarë hapash duhet të meren për tu mundësuar gjithë qytetarëve të marrin shtetësinë.

 Të gjithë partnerët e kolicionit në këtë qeveri pajtohemi dhe jemi duke punuar intensivisht për gjentjen e një zgjidhje praktike që do të jetë në përputhje të pltë me konventën e Kombeve të Bashkuara për reduktimin e qytetarëve pa shtetësi dhe konventën evropiane.

Duke mundësuar kështu barazi për të gjithë qytetarët por edhe për të dëshmuar se beteja politike e opozitës nuk është për të zgjidhur këtë problem, por për të bllokuar punën e shumicës qeversëse në drejtim të sigurimit të një jete më të mirë, në mbështetjen ekonomike nga paketa ekonomike e masave të propotuara nga Qeveria- deklaroi Bilall Kasami, Koalicioni “Mundemi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat