Përkundër marrëveshjes mes mazhorancës dhe deputetëve të VMRO DPMNE-së për miratimin e nevojës për pakon e pestë ekonomike, opozita shqiptare dorëzoi amendamente të reja për të bllokuar Komisionin e Financave dhe Buxhetit të thirrur nga VMRO DPMNE-ja.
Në momentin që në seancën plenare u zhbllokua nevoja për të kaluar ligjet e pakos së pestë ekonomike, ato u bllokuan edhe një herë, nga opozita shqiptare në Komisionin e Financave.
Ndërkohë ishte arritur paraprakisht një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës maqedonase për pakon ekonomike, opozita shqiptare ka dorëzuar menjëherë më shumë se 4 500 amendamente në Komisionin e Financave dhe Buxhetit, të cilat mbi 3500 janë vetëm për pakon ekonomike.
Për shtetësinë u debatua edhe në seancën e pyetjeve të deputetëve.