​33 viktima dhe mbi 1 mijë 400 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​33 viktima dhe mbi 1 mijë 400 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.277 teste të kryera janë regjistruar 1.422 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 124.910 raste, prej të cilëve 103.831 janë shëruar, kurse 3.607 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 17.472.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat