Kasami: Pas zgjedhjeve në Bullgari, presim udhërrëfyes të qartë nga institucionet evropiane

Maqedonia

Kasami: Pas zgjedhjeve në Bullgari, presim udhërrëfyes të qartë nga institucionet evropiane

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:00
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, thekson se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv me qasjen në zgjidhjen e kontesteve. Ai në Komitetin e Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja, ka potencuar se pas zgjedhjeve në Bullgari Maqedonia e Veriut pret udhërrëfyes të qartë nga institucionet Evropiane.

“Me eurodeputetin Andreas Shider pata nderin të bashkëudhëheqim Komitetin e Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja.

Përshëndeta angazhimin e vazhdueshëm të Parlamentit Evropian, veçanërisht për faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë shumë dhe është një shembull pozitiv me qasjen e saj në zgjidhjen e kontesteve. Shpreha bindjen se pas zgjedhjeve në Bullgari në muajin prill, presim udhërrëfyes të qartë nga institucionet evropiane.

Integrimet evropiane janë për ne nxitës i rëndësishëm i reformave të brendshme dhe nëse ka anulime të mëtejshme, procesi i lartë i mbështetjes që e kemi kultivuar për dekada mund të kthehet në euroskepticizëm dhe të shkaktojë pasoja serioze për vendin dhe rajonin”, ka shkruar Kasami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat