Në vendkalimin kufitar Tabanoc për shkak të intensitetit të shtuar, pritja për dalje nga shteti është rreth 40 minuta.
Kështu ka informuar LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
Gjatë fundjavës shtetas tanë shkojnë për vaksinim në Serbi, gjë që ka shkaktuar ngecje dhe pritje në kufi.
Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.