Maqedoni: Mbi 11 mijë mërgimtarë janë regjistruar brenda një dite

Maqedonia

Maqedoni: Mbi 11 mijë mërgimtarë janë regjistruar brenda një dite

Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika njofton se procesi i regjistrimit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit vazhdon me temp të lartë.

Nga ESHS njoftojnë se në 24 orët e fundit janë vetë-regjistruar 11.101 persona.

“Evidenca nga vetë-regjistrimi tregon shifrën prej 171.620 qytetarë të RMV-së që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët janë vetë-regjistruar në aplikacionin elektronik që nga fillimi i këtij procesi, më 1 mars, deri më sot. Vetëm në ditën e fundit janë regjistruar 11.101 persona”.

“Interesant janë numrat edhe nga Xhibuti, ku ka 3 shtetas të Maqedonisë, në Tuvalu 4, Svalbard dhe Jan Majen 4 dhe të tjerë”, thonë nga ESHS.

Ata bëjnë thirrje që fushata për regjistrimit të vazhdojë dhe çdo kush të regjistrohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat