Gjatë 24 orëve të fundit në kovid-qendrat në të gjithë vendin janë hospitalizuar 869 pacientë, për shkak të komplikimeve nga coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me coronavirus, të cilët janë të hospitalizuar është 1.537.
Nga MSH thonë se ka edhe rreth 300 shtretër të lirë në kovid-qendrat.
Ndërkohë pritet që sot me lëshimin në shtëpi të pacientëve të shëruar, numri i shtretërve të lira të rritet. Të gjitha repartet infektive kanë oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për oksigjeno-terapi.