Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencës dhe Kulturë (SASHK) kërkon që punonjësit në çerdhe, shkolla dhe kulturë të jenë në listën e personave që kanë përparësi të vaksinohen.
SASHK kërkesën e ka dërguar në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.
“SASHK vlerëson se punëtorët e këtyre profesioneve të cilët janë të sëmurë kronikë dhe me moshë, si dhe punonjësit që janë me prani fizike në vendet e punës dhe janë vazhdimisht me kontakt me njerëz, për shkak të shëndetit personal dhe parandalimit nga përhapja e virusit, duhet të jenë në grupin që kanë përparësi për vaksinimit, posaçërisht për profesionin që ata e punojnë”, njoftojnë nga SASHK.
Ata shtojnë se me këtë do të ulet rreziku nga infektimi dhe institucionet do të punonin pandalë dhe pa pasur probleme më serioze.