Gjendja aktuale politike lidhur me pandeminë është tema e mbledhjes se sotme të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që po mbahet në Kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski.
Krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, më ftesë të Pendarovskit në mbledhje merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Ka filluar seanca e 112-të e Këshillit të Sigurisë ku i pranishëm është edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Bisedojmë për gjendjen me pandeminë e Kovid-19 në territorin e mbarë vendit, masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.