Filipçe kundërshton Pendarovskin: Pamjet nga Serbia nuk janë turp, por shprehje e solidaritetit në kushte të krizës

Maqedonia

Filipçe kundërshton Pendarovskin: Pamjet nga Serbia nuk janë turp, por shprehje e solidaritetit në kushte të krizës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:32
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski se, “atë që e kemi parë gjatë fundjavës në Serbi, ku janë vaksinuar qytetarë tanë është turp për vendin dhe nuk guxon të përsëritet”.

“Jam i befasuar nga deklarata e presidentit Stevo Pendarovski. Pamjet nga Serbia nuk janë turp, por shprehje e solidaritetit në kushte krize. Krahas qytetarëve tanë janë vaksinuar edhe qytetarë të shteteve fqinje, por asnjë president nuk tha se kjo është turp për vendin e tyre”, ka thënë Filipçe në reagimin me shkrim.

Ai shton se qeveria bën përpjekje maksimale të sigurojë vaksina, ndërsa vaksinimi fillon veçmë prej nesër.

“Presidenti i shtetit si institucion poashtu do të duhej të luajë rol të rëndësishëm në gjithë këto procese të furnizimit. Për fat të keq mbështetja konkrete nga Pendarovski mungoi”, ka thënë Filipçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat