Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se në koordinim të rregullt me drejtorët e klinikave, u konstatua se situata në spitale është serioze.
Me këtë rast ai u porositi qytetarëve që të ndjekin rekomandimet, në mënyrë që të ndihmojnë sistemin shëndetësor të përballet me këtë problem.
“Këtë mëngjes pata koordinim të rregullt me drejtorët e Klinikave ku diskutuma për gjendjen e pacientëve të hospitalizuar me kovid, kapacitetet spitalore, terapitë. Sistemi shëndetësor menaxhohet çdo ditë, sigurohen shtretër të rinj spitalorë, personeli mjekësor është mobilizuar plotësisht, por situata në spitale është shumë e rëndë. Për këtë arsye është me rëndësi të madhe që qytetarët t’i respektojnë masat për të ndihmuar sistemin tonë shëndetësor të mbetet i qëndrueshëm në betejën me pandeminë kovid”, tha Filipçe.
Përndryshe sot ka filluar imunizimi i rreth 20.000 qytetarëve mbi 77 vjeç, me vaksinën “AstraZeneka”, e cila mbërriti të dielën përmes mekanizmit Kovax.