Xhaferi: Nuk mund të parashikoj nëse do të ndryshohet Ligji për Regjistrimin e Popullsisë

Maqedonia

Xhaferi: Nuk mund të parashikoj nëse do të ndryshohet Ligji për Regjistrimin e Popullsisë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:37
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se ka ftuar koordinim të jashtëzakonshëm me koordinatorët e grupeve të deputetëve.

Në lidhje me Ligjin për regjistrimin, Xhaferi tha se fillimisht duhet të votohet nevoja për ndryshimin e tij, i cili më pas duhet të dërgohet në komision. Xhaferi shtoi nuk mund të parashikojë sa do të zgjasë debati dhe se kjo nuk është përgjegjësi e tij.

“Nga kjo konferencë do të vazhdojë dinamika e punës së Kuvendit. Prej ditës sotme kam pranuar dy projekt ligje që i kanë paralajmëruar deputetët dhe Qeveria. I kam shqyrtaur dhe për aspekte formale, të dy projekt-ligjet janë kthyer propozuesve, të cilët duhet të plotësohen dhe shpresoj që orëve në vazhdim lëshimet formale do të anashkalohen”.

“I pari është Ligji për regjistrimin e popullsisë, i cili nuk i kishte të gjitha aspektet formale, me siguri për shkak të kohës së ngushtë dhe shpejtimit që kanë bërë propozuesit. I njëjti është kthyer tek propozuesit për të mënjanuar lëshimet formale-teknike. Propozim-ligji tjetër është ai për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili poashtu ka lëshime formale”, tha Xhaferi.

Ai tha se në Kuvend ka shumë seanca të papërfunduara, disa për shkak të amendamenteve dhe disa në të cilat pritet të votohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat