Dimitrov në takime në Parlamentin Slloven

Maqedonia

Dimitrov në takime në Parlamentin Slloven

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:23
Nikolla Dimitrov

Në takim me Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin Slloven, Marko Pogaçnik dhe me Kryetaren e Komitetit për Politikë të Jashtme, Monika Gregorçiç u riafirmua bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral dhe parlamentar si dhe qëndrimet e shkëmbyera për gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut ti fillojë negociatat aderuese.

Dimitrov: “Sllovenia është një nga miqtë më të afërt të Maqedonisë së Veriut. Kjo afërsi edhe kjo marrëdhënie i tejkalon ideologjitë politike dhe familjet. Sllovenia gjithmonë ka qenë shembull si mund të bëhet depërtimi në rrugën evropiane”.

Nga ana sllovene u theksua se anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian paraqet interes politik, ekonomik, kulturor historik dhe siguri të Sllovenisë.

Pogaçnik dhe Gregorçiç theksuan se zgjerimi medoemos të jetë proces i parashikueshëm dhe i realizueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat