Koordinatori i grupit parlamentar të opozitës shqiptare ASH-AAA, Skender Rexhepi, ka deklaruar se regjistrimi nesër fillon, nuk shtyhet.
“Përmes vazhdimit të gjendjes së krizës, SDSM, VMRO dhe BDI tentuan sot ta kontrabandojnë ligjin për shtyerjen e regjistrimit.
Ne vetëm ua dëshmuam se nuk jemi BDI, nuk mund të shtyhet regjistrimi dhe as nuk tërheqim amendamentet derisa të zgjidhet përfundimisht problemi me shtetësinë. Sa më shpejtë e kuptoni këtë aq më mirë do të bëhet për të gjithë.
Ftojmë BDI-në që të mos bëhen pjesë e lojrave anti shqiptare. Nëse janë të shantazhuar dhe detyruar të pranojnë edhe vendime më të rënda ju sigurojmë se do t’i mbrojmë si nga SDSM ashtu edhe nga VMRO-DPMNE, vetëm mos bëni pazare më të mëdhaja dhe më të dëmshme në kurriz të shqiptarëve. Sa për regjistrimij, tema u mbyll.
Nesër regjistruesit duhet të dalin në terren dhe procesi mund të vazhdojë. Çdo vendim tjetër pas 1 prillit do të jetë si ai i vitit 2011 dhe do të procedojmë lëndën “Regjistrimi 2”, ka shkruar përmes Facebook Skender Rexhepi.