Maqedoni, 6.888 punëdhënës nuk kanë paguar pagat për muajin shkurt

Maqedonia

Maqedoni, 6.888 punëdhënës nuk kanë paguar pagat për muajin shkurt

Më: 2 prill 2021 Në ora: 13:48
Ilustrim

Drejtorja e Drejtorisë së të Hyrave publike sot në konferencë për shtyp tha se 10.7 për qind e firamve nuk kanë paguar pagat për muajin shkurt për punëtorët.

Llukaroevska tha se gjithsej 6.888 punëdhënës ende nuk kanë paguar rrogën për muajin shkurt.

“Tani për tani janë dërguar vetëm vërejtje. DHP e ka parasysh se ndihma financiare për muajin shkurt nuk arriti, ndërsa kompanitë këtë e planifikonin”, tha Llukarevska.

Ajo bëri thirrje që të miratohen ligjet nga paketa e pestë për shkak se ka kaluar edhe muajit mars dhe po ashtu duhet të bëhet pagesa edhe për muajin mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat