Propozim/Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë me procedurë të shkurtër sot kaloi në Komisionin Juridiko-Ligjvënës.
Kjo pasi dje pasdite mbaroi debati rreth amendamenteve në Komisionin për Çështje Evropiane.
Siç njoftoi press shërbimi i Kuvendit, sot në ora 15:00 do të vazhdoj seanca e Kuvendit.
Me 2 pika të rendit të ditës, shtyrje e regjistrimit që do të mbahej nga 5 deri më 30 shtator dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që parashikojnë zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.