Ka filluar protestat e sotme në Shkup, kundër dënimit me burg për të akuzuarit në rastin “Monstra”.
Protestuesit përveç për rastin “Monstra”, drejtësi kërkojnë edhe për rastin “Almiri”, “Alfa” dhe “Lagjja e Trimave”.
Protestat kanë nisur nga Parku i Çairit, ndërsa protestuesit do të marshojnë deri tek ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë.
Theksojm që protesta për padrejtësitë në rastin “Monstra” u mbajtën edhe në muajin shkurt, por policia pengoi protestuesit të vendosen para objektit të qeverisë.