Bedri Ajdari njëri nga organizatorët e protestës së sotme tha se institucioni i qeverisë duhet të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, por siç tha ai, fatkeqësitë po i diskriminon shqiptarë dhe po i dëmton.
“Ky dëme po shfaqet nëpërmjet politizimit dhe partizimit të gjykatës dhe prokurorisë. Nuk po kërkojmë lëmosh, po kërkojmë drejtësi evropiane. Në këtë shtet për veprat e bëra kërkohen shqiptarët që tu montohet ajo. Kështu ndodhi me Sopotin, Alfën dhe me Monstrën.
Me deklaratë të dhunshme dhe dëshmitarë të rrejshëm u dënuan shqiptarët. Qeverisë i kërkojmë që të lirohen të arrestuarit nga protesta e kaluar. Të merren mas andaj policëve që provokuan policët duke hedhur gurrë. Të formohet komision që do të merret me këto raste veç e veç”, tha Bedri Ajdari, raporton SHENJA.
Ai tha se kërkojnë nga faktori ndërkombëtare që të ushtroj trysni qeveris për të formuar një trup që do të merren me këto masa.