Autoritetet e Maqedonisë ende nuk kanë marrë konfirmim zyrtar nga fqinji ynë jugor për hapjen e kufirit. Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani presin që kufiri me Greqinë të hapet më 14 maj.
Zaevi tha se ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kishte marrë konfirmim nga autoritetet greke se ishte planifikuar që vendkalimet të hapen më 14 maj, ku udhëtarët do të duhet të japin vërtetim se janë vaksinuar ose test negativ PCR.
Ai tha se Greqia, si anëtare e Bashkimit Evropian, ende lë rezerva të caktuara.
Shefi i Diplomacisë, Osmani tha se tani për tani nuk ka ndonjë vendim zyrtar për ditën dhe mënyrën e hapjes së kufijve me Greqinë.
Shtetasit e Maqedonisë tashmë një vit nuk mund të udhëtojnë në Greqi.