Arrestohen 3 persona nga Manastiri, kanë sulmuar fizikisht një polic

Maqedonia

Arrestohen 3 persona nga Manastiri, kanë sulmuar fizikisht një polic

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Dje (02.04.2021) rreth orës 16:45 në rrugë. “Jane Sandanski” në Manastir, oficerët e policisë kanë arrestuar tre persona, M.S (39), A.S (37) dhe E.R (36), nga Manastiri, pasi që kanë sulmuar fizikisht një polic i cili ka qenë duke e kryer detyrën e tij zyrtare.

Të tre persona po ashtu kanë treguar sjellje agresive edhe ndaj një oficeri tjetër të policisë.

Ata u mbajtën në një stacion policor dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht kundër tyre do të ngritet akuzë adekuate, njoftojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat