Nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit më shumë se 4300 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Fluksi më i madh gjatë orëve të fundit ka qenë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, ku u regjistruan 2331 shtetas.
Të njëjtat burime thanë se nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë, kanë dalë 2068 persona.
Ky është fluksi më i madh i kohëve të fundit që është regjistruar në Qafë-Thanë.