Qeveria e Zoran Zaevit në Shkup, në shenjë të respektit vëllazëror me Serbinë dhe në emër të ndihmës për vaksinat të dërguara nga Beogradi, e hoqi taksën rrugore për qytetarët serbë!
Këtë lajm e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev në një intervistë në TV-Kanali 5 të Beogradit, cili ndër të tjera theksoi se Maqedonia e Veriut popullin serb dhe Serbinë e ka mikun më të afërt e të respektuar për popullin e tij maqedonas.
Në praktikën e deritashme të BE-së nuk ka ndodhur, që një shtet si Maqedonia e Veriut të marrë ,,vendime qeveritare,, sa i përket taksës rrugore për Serbinë të jenë falas, ndërsa për vendet fqinjë të jetë në fuqi taksa rrugore(!).
Kujt i shërben kjo do të pyesnim në kabinetin qeveritar në Shkup, kur dihet se Kosova dhe Shqipëria në këtë vend ka etnitetin e vet kombëtar të shqiptarëve dhe në relacionet e këtyre vendeve me Maqedoninë e Veriut, duhet të kalojnë përmes pagesës së taksës rrugore, ndërsa për Serbinë qeveria e Zoran Zaevit i ka bërë falas me ligjin e veçantë!
Ku është dhe çfarë po bën koalicioni i BDI-së në kabinetin qeveritar në Shkup...?