Kompania “KAM” nëpërmjet një njoftimi ka reaguar në lidhje me rastin me produktin ku u gjet mi i ngordhur, ndërsa kërkojnë nga institucionet kompetente të hetojnë rastin deri në fund.
Ata thonë se vazhdimisht kontrollojnë cilësinë e prodhimeve dhe afatin e tyre, si dhe punojnë në përputhje me rregullat ligjore.
“I tillë është rasti me produktet nga prodhuesi në fjalë, i cili në tremujorin e kaluar të këtij viti është kontrolluar tre herë.
Menjëherë pas publikimit të informacionit, në përputhje me procedurat e kompanisë, ligjet dhe standardet në fuqi për të mbrojtur interesat e klientëve, KAM menjëherë filloi procedurë për të hetuar rastin dhe produkti në fjalë u tërhoq plotësisht nga të gjitha tregjet tona, deri në zbardhjen e rastit nga organet kompetente të inspektimit”, thuhet në njoftimin e “KAM”.