Lëndohen lehtë katër emigrantë dhe drejtuesi i automjetit në një aksident në Veles

Maqedonia

Lëndohen lehtë katër emigrantë dhe drejtuesi i automjetit në një aksident në Veles

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Në aksin Gradsko-Veles në afërsi të Verarisë “Stobi” sot në mëngjes rreth orës 7 ka ndodhur një aksident në të cilin lehtë janë lënduar katër emigrantë dhe drejtuesi i automjetit, konfirmoi zëdhënësi i SPB Veles, Verolub Dodevski.

Ai sqaroi se në vendin e ngjarjes ka qenë një ekip i policisë kufitare i cili e ka ndërmarrë rastin përsipër.

Siç informuan nga spitali i Velesit zëdhënësja Eleonora Jovanova, sot në mëngjes rreth orës 7 nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë me automjetin e sektorit për kirurgji në kuadër të ISHP Spitali i Përgjithshëm Veles janë sjellë dy pacientë emigrantë (18 dhe 19 vjeç), ndërsa pak më vonë edhe tre pacientë, dy emigrantë (20 dhe 23 vjeç) dhe drejtuesi i automjetit i moshës 33-vjeçare.

“Pacientët janë kontrolluar në ambulantë nga mjeku kujdestar, janë bërë analizat e nevojshme dhe të njëjtit kanë pasur lëndime të lehta trupore dhe nuk janë ndaluar për mjekim spitalor”, sqaroi Jovanova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat