Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,092 raste të reja me KOVID-19 nga 5,569 të testuar, 2003 pacientë janë shëruar, ndërkaq 32 të tjerë kanë ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.
Të vdekurit në 24 orët e fundit
Janë regjistruar 32 të vdekur na mosha 46-91 vjeçare: 10 nga Shkupi, nga 2 pacientë të vdekur nga Kumanova, Prilepi , Tetova, Gostivari, Kavadari, Gjevgjelia dhe Vinica , ndërsa nga 1 pacient të vdekur nga Manastiri, Berova, Velesi, Kriva Pallanka, Negotina, Ohri, Sveti Nikolla dhe Shtipi.
Të infektuarit në 24 orët e fundit
Shkup 452
Manastir 85
Kumanovë 80
Prilep 49
Kavadar 45
Veles 41
Strumicë 36
Ohër 33
Tetovë 30
Shtip 27
Kërçovë 22
Gostivar dhe Koçan nga 21
Gjevgjeli 18
Strugë 15
Resnjë 13
Radovish 11
Dellçevë 10
Dibër dhe Berovë nga 8
Sveti Nikolla, Kriva Pallanka dhe Probishtip nga 7
Dojran 6
Negotinë, Vinicë, Bogdancë dhe Demir Hisar nga 5
Vallandovë, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica nga 4
Demir Kapij 3
Krushevë dhe Pehçevë nga 2
Kratovë 1