Në 24 orët e fundit janë shënuar 32 viktima dhe 1092 raste të reja me COVID-19. Është shënuar numër rekord i të shëruarve.
Plot 2 003 persona e kanë fituar betejën me virusit.
Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 18.000 qytetarë ndërsa numri i vaksinave që do të mbërrijnë në vend do të rritet në fund të prillit.
Opozita maqedonase protestoi duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Filipçe me arsyetimin se nuk ka menaxhuar si duhet gjendjen me Covid-19.