Sot pasdite (13-prill) 31-vjeçari A.B. nga Poroji i Tetovës, me kallëzim penal të ngritur nga SPB Tetovë, është dërguar para gjyqtarit në një procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë.
I cili vendosi një masë paraburgimi prej 30 ditësh, për shkak të bazave të dyshimit se i njëjti kishte kryer vepër penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.
I njëjti natën e kaluar (12-prill) në një parking në Poroj, në automjetin e tij “Hammer” janë gjetë 100 pako me madhësi të ndryshme të kokainës dhe 9 pako marihuanë, dy peshore dixhitale dhe dy telefona celularë.
Sot A.B. do të dërgohet në Burgun e Shkupit në Shkup për të vuajtur masën e paraburgimit.