Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi se dorëheqja e Dragi Rashkovskit nuk ndikon në rastet që janë të hapura për të.
Komisioni për Antikorrupsion informon se dorëheqja e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ndikon në punën në rastet e përmendura.
Procedimi do të vazhdojë në përputhje me kompetencat dhe procedurat e Komisionit për Antikorrupsion”, thuhet në deklaratë.
Rashkovski dha dorëheqje nga funksioni i Qeverisë, për çka informoi publikun duke postuar në Facebook.