Konfederata e sindikatave të lira doli në protestë paralajmëruese për shkak të, siç thonë, pakënaqësisë nga gjendja aktuale në vend në lidhje me të drejtat e punëtorëve.
Vendimi për protestën është sjellë në organet më të larta të Sindikatës më 7 prill.
Protesta filloi në bulevardin Goce Dellçev përballë Televizionit të Maqedonisë, vazhdoi drejt Kuvendit, ndërsa destinacioni i fundit ishte Qeveria.
Kjo protestë paralajmëruese para Qeverisë, siç thonë nga Konfederata e sindikatave të lira, nëse nuk ndryshon asgjë, protestat do të vazhdojnë.