Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Shkupit janë shqiptuar 126 gjoba në trafik.
28 sanskione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 7 për vozitje pa patentë shoferi, tre për mos-respektim të këmbësorëve.
Janë vendosur 10 gjoba për përdorim të celularit, tri për kalim në semafor të mbyllur.
12 për shkelje që dëmtojnë këmbësorët, tri për mos-përdorim të rripit të sigurisë dhe 37 gjoba për parkim të paligjshëm.