Kuvend, nesër pritet të vazhdojë seanca për pakon e pestë ekonomike

Maqedonia

Kuvend, nesër pritet të vazhdojë seanca për pakon e pestë ekonomike

Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:51
Ilustrim

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka caktuar për nesër vazhdimin e seancës së 32-të, pas çka pritet të vazhdojë edhe seanca e 36-të.

Mes tjerash pritet të votohen ligjet që kanë të bëjnë me pakon e pestë ekonomike.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sl Veriut, z. Talat Xhaferi caktoi vazhdimin e Seancës së 32-të, dhe pas mbarimit të seancës së 32-të do të vazhdojë me Seancës e 36-të”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, në seancën e 32-të pritet të votohen rreth 21 ligje, që deri më tani nuk janë votuar për shkak se shumica parlamentare nuk ka kuorum.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat