Në Maqedoninë e Veriut nga gjithsej 841 persona të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, gjithsej 135 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
35 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit kurse 900 janë regjistruar si të shëruar
Deri tani, gjithsej 692,096 teste të për virusin korona janë kryer në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID -19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 147,229, numri i pacientëve të shëruar është 123 740, numri i atyre që humbën jetën është 4,478 dhe numri i rasteve aktive është 19,041.