Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd falënderoi qeverinë serbe për ndihmën që i ofroi vendit tonë në furnizimin me vaksina. Filipçe me këtë rast u shpreh se falë vaksinave që erdhën nga Serbia, Maqedonia ka filluar procesin e imunizimit.
“Ne në këtë moment kemi porositur sasi të mjaftueshme të vaksinave nga prodhues të ndryshëm, të nevojshme që të plotësojnë nevojat për këtë vit që të arrihet efekti i imunitetit kolektiv. Kjo nënkupton se për çdo hap të ardhshëm apo furnizim të ardhshëm ku duhet të drejtohemi do të jetë Instituti Torllak”, tha Filipçe
Nga ana tjetër ministri serb i shëndetësisë, Zllatibor Llonçar tha se koronavirusi nuk njeh kufij dhe premtoi bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Vaksinimi, përshpejtimi dhënies së vaksinimit, forma e vetme për të parandalua përhapjen e virusit. Kur fqinjët dhe miqtë tanë të jenë mirë, mirë do jemi dhe ne”, deklaroi ministri serb i shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.