Në kuadër të vizitës së tij në Letoni, zëvendëskryeministri Dimitrov do të mbajë takime me Ministrin për Punë të Jashtme Edgars Rinkeviçs, me përfaqësues të Parlamentit Letonez (Saeima) – Rihards Kols, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe Anda Vita Terauda, Kryetare e Komitetit për Çështje Evropiane.
Në takime Dimitrov do ta përcjellë mesazhin për nevojën e pashmangshme të miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndër-qeveritare të vendit me BE-në, si një çështje e interesit strategjik për rajonin dhe për Evropën.
Për këtë qëllim, do ti paraqesë hapat konkrete reformuese për përmbushjen e agjendës evropiane në vend.
Pas takimit me Ministrin për Punë të Jashtme të Letonisë, parashihet konferencë për shtyp në të cilat mund të kyçen edhe gazetarë nga mediumet vendase.