Filipçe: Situata me koronavirusin po stabilizohet

Maqedonia

Filipçe: Situata me koronavirusin po stabilizohet

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:02
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipe ka njoftuar se në mëngjes ka pasur takim me drejtorët e kovid-qendrave ku është analizuar situata në 24 orët e fundit.

Ai ka thënë se gjendja me virusin po qetësohet dhe se kjo mund të vërehet nga numri i rasteve të reja të diagnostifikuar.

“Po bie presioni mbi spitalet, edhe pse nuk janë liruar numër i madh i reparteve, sepse karakteristike për këtë valë është përkeqësimi tek pacientët të ndodhë pak më vonë, dhe këtu lirimi i kapaciteteve spitalore vjen 2-3 javë më vonë”, ka shkruar Filipçe.

Megjithatë ai ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë me kujdes maksimal në periudhën që vjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat