Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat do të jenë më të mëdha paradite në pjesët jugperëndimore dhe jugore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Në orët e mbrëmjes reshjet do të ndërpriten kudo.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 9 deri në 16 gradë.
Në Shkup, kryesisht vranët, rreth mesditës me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.
Nga e diela vijon periudhë e motit të qëndrueshëm me rritje të temperaturës së ditës, përveç të martën kur do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Ngrohje e konsiderueshme pritet nga mesi i javës së ardhshme.