Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës u regjistruan dyfish më shumë të shëruar sesa raste të reja me Kovid-19

Maqedonia

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës u regjistruan dyfish më shumë të shëruar sesa raste të reja me Kovid-19

Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës janë regjistruar gjithsej 3 184 raste të reja nga realizimi i 15 840 të testuar.

Në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 207 raste të vdekjes së pacientëve të infektuar me virusin korona, por 15 prej tyre kishin ndërruar jetë në muajin mars në klinika private.

Sfidën me virusin korona e kanë tejkaluar gjatë javës gjithsej 6 686 pacientë të shëruar.

Në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 707 095 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 150.274, numri i të shëruarve 128.496, numri i të vdekurve në 4.650, ndërsa momentalisht ka 17.128 raste aktive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat