Qeveria: Paunovskit iu dërguan tre letra për mosveprimin e tij

Maqedonia

Qeveria: Paunovskit iu dërguan tre letra për mosveprimin e tij

Më: 25 prill 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Edhe sot vazhdoi ballafaqimi publik mes drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski dhe Qeverisë.

Qeveria thotë se gjatë muajit prill, Paunovski ka marrë tre letra për mosveprimin e tij në rastin administratorët.

Në profilin e zëdhënësit të Qeverisë në Twitter ceken edhe datat kur janë dërguar në ISHT nga dy ministri.

“Paunovski në mënyrë të detajuar është njoftuar për mosveprimin e tij, ndërsa ISHT ka marrë tre letra më 5, 10 dhe 21 prill nga Ministria për Sistem Politik dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Ata shtojnë se përveç letrave, Paunovskit i është bërë me dije edhe në biseda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat