Vendet që do të mbesin pa rrymë sot

Maqedonia

Vendet që do të mbesin pa rrymë sot

Më: 26 prill 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e Çairit dhe e Gazi Babës.

Siç njoftoi QRMK –Shkup pas njoftimit të marrë nga EVN, prej orës 8:50 deri në orën 11:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës:

“Sollunska”, rruga “Cvetan Dimov”, rruga “413”, rruga “Çairska” dhe Kopshti i fëmijëve, në komunën e Çairit.

Prej orës 8:30 deri në orën 12:30, pa furnizim me energji elektrike, do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Tomas Mincer”, rrugës “Todor Ecov” në komunën e Gazi Babës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat