Maqedoni, 37 të vdekur dhe 86 raste të reja me Covid-19

Maqedonia

Maqedoni, 37 të vdekur dhe 86 raste të reja me Covid-19

Më: 26 prill 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 808 testime për coronavirus, ndërsa 86 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-58, Kumanovë-6, Prilep-5, Tetovë-3, Shtip-3, Gostivar-2, Kërçovë-2, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Negotinë-1, Shën Nikollë-1 dhe Krushevë-1.

MSH informon se kanë ndërruar jetë edhe 37 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për Covdi-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 856 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 150.627, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, ndërsa 4.714 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (26 prill) është 16.049.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat