Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar sot edhe masën nga pakoja e 5 ekonomike – linjën kreditore pa interes me komponentë të zhvillimit apo të ashtuquajturën linjën kreditore 4, ka bërë të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi
“Në pakon e 5 është paraparë që të shtohet edhe komponenta zhvillimore. Masat ishin të dizajnuara në pakon e 5, ashtu që të inkurajojmë ndërmarrjet që të investojnë dhe të rritin aktivitetin e tyre ekonomik”, tha Besimi.
Kjo nënkupton, që kompanitë që do të investojnë, vlera e investimit shndërrohet në grant prej 100%.
Kjo masë do të kushtojë 10 milion euro dhe i dedikohet turizmit, hotelerisë, “ivent” industrisë, ISHP-ve, tregtarëve individualë dhe zejtarëve.
Mjetet do të sigurohen nga buxheti i shtetit.
Gjithashtu u publikua edhe grant komponenti siç vijon më poshtë:
Ndërkaq, kreditë do të kapin vlerën: